Kur bëhen bashkë shqiptarët e diasporës dhe shqiptarët në vendlindje, BDI nuk mund të pengojë hapjen e kufijve!

Qeveria miratoi vendimin, për hyrje në Maqedonia nuk ka më asnjë kusht. As test PCR për koronavirus, dhe as vetoizolin 14 ditor, siç ishte deri më tani. Vendimi do të hyjë në fuqi më 26 qershor. Përndryshe, Qeveria në seancën e mbrëmshme ka lehtësuar tashmë masa të tjera. Lejoi transportin e organizuar në rajonin e Pollogut.

Kjo tregon se qeveria ka lëshuar pe para presionit të shqiptarëve të diasporës dhe atyre në vendlindje. BDI nuk është e fortë më siç ishte më herët kur ishte bashkë me Gruevskin, që të mund të pengojë kërkesat e shqiptarëve. Mund ti zvarrisë pak këto kërkesa, por nuk mund ti pengon. Biles edhe mundohet të përfitojë duke e lavdëruar veten, por lavdatat e tyre tashmë i kemi lexuar. U munduan me mish e me shpirt të pengojnë ardhjen e diasporës në vendlindje, por në fund nuk patën zgjiedhje tjetër përveç se të bëjnë vetëm “amin”. U treguan se janë të dobët para presionit shqiptar. (Ylber Pilku)