Osmani e quan antikushtetuese lejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Kryeparlamentarja e Kosovës Vjosa Osmani e ka quajtur antikushtetuese lejimin për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, duke thënë se delegimi i sovranitetit te misioni i OSBE-ja për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të një shteti fqinj në Kosovë, nuk është në përputhje me Kushtetutën.

Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, Osmani tha se me lejimin e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve, ekzekutivi ka shkelur vullnetin e legjislativit ku përmes një rezolute në vitin 2012 ka kërkuar që të mos mbahen zgjedhjet serbe në Kosovë.

Por kryeministri Hoti nuk është përgjigjur në pyetjet e kryetares Osmani, duke e injoruar atë tërësisht.

“Ju të gjitha i dini, po aq sa unë! Unë e shfrytëzoj rastin t’i uroj deputetit Berisha nesër Ditën e komunitetit egjiptian!”, tha Hoti.

Të dielën e kaluar, në komunat me shumicë serbe në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet nacionale serbe, nën organizimin e misionit të OSBE-së.