Është mirë t’i tregohet Blendi Fevziut se Ali Ameti nuk ka aq rezultate sa po lavdërohet

Xhevdet Hajredini

Është e pabesueshme se përveç Blendi Fevziut dhe disa “analistëve” në TV KLAN, besojnë se “marrëveshjen” e A.Xhaferit me L.Georgievskin për ndarjen e Maqedonisë, me të vërtetë e ka penguar Ali Ameti.
Ka ndoshta edhe të atillë që besojnë se Ali Ameti ka pëmbys perandori të tëra, si ç’thot vetë, se trojet e Maqedonisë të banuara me shqiptarë, për fat të keq, nuk ka mund, sipas premtimit të dhënë në pesë kumtesat e para të UÇK-s, ti bashkojë me Shqipërinë, ashtu siç ka ëndëruar kur ka qenë fëmijë dhe që ka qenë edhe ëndër e rilindasëve.
Blendi Fevziu, si dhe shumë të tjerë në Shqipëri, besojnë se meritë e Aliut është integrimi i Maqedonisë në NATO, hapja e negociatave me BE-n, Marrveshja për emrin me Greqinë, Kontrata me Bullgarinë.
Blendi me shokët e tij në Shqipëri, prej moti mendojnë dhe besojnë se Aliu nuk ka faj pse, edhe pse kanë kaluar 18 vite, ende nuk është zbatuar Marrëveshja e Ohrit, duke qenë gadi vazhdimisht në pushtet partija e tij, por arriti gjatë kësaj kohe shtetin ta sjellin në gjendje krize aq të thellë dhe të vështirë, saqë u desh intervenimi direkt I BE-s, SHBA-ve dhe NATO-s, për ta shpëtuar.
Për skandalin lidhur me krimin dhe korrupsionin, të zbuluar dhe publikuar nga bisedat sekrete të inçizuara nga udba, Blendi Fevziu, nga frika që Aliu të mos e shpallë të vegetosur, në emision s’ka guxim as ti shtrojë pyetje të cilat atij s’i pëlqejnë.