Kumanovë, shqiptarët pa nënshtetësi: Jemi mysafirë në shtëpitë tona (VIDEO)

Lutfi Lutfiu dhe pesë anëtarët e familjes së tij ndjehen mysafirë në shtëpinë e tyre. Edhe pse të lindur e rritur në Cerkez të Kumanovës, ata nuk posedojnë asnjë dokument të Maqedonisë së Veriut, shkruan gaztea LAJM.

Kumanovë, shqiptarët pa nënshtetësi: Mysafirë në shtëpitë tona (VIDEO)

Kumanovë, shqiptarët pa nënshtetësi: Mysafirë në shtëpitë tona (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Thursday, February 6, 2020

“Shkollën e kam kryer në Kumanovë, në fshatin Çerkez, por nuk kemi asnjë dokument. I kam katër fëmijë, dy djemë edhe dy vajza. Nuk kemi nënshtetësi dhe asnjë dokument tjetër. S’jemi të regjistruar askund”, tha Lutfi Luftiu për gazetën LAJM.
Lutfiu rrëfen për gazetën Lajm se si në çdo dy muaj është i detyruar të lëshojnë shtetin, ndërsa në momentin që kthehet në shtëpi ai qendrimin e tij e paraqet në polici ku regjistrohet si mysafir prej jashtë vendit.
“E kaloj kufirin në çdo dy muaj dhe vijë në shtëpinë time si mysafir. Paraqitem si mysafir në polici. Me gjithë anëtarët e familjes dal dhe e kaloj kufirin çdo dy muaj”, u shpreh Lutfiu.
Luftiu prej vitesh aplikon për t’u pajisur me shtëtësi, por kërkesa e tij vazhdimisht refuzohet, pavarësisht se babai i tij e posedonte këtë dokument. E, mungesa e shtetësisë përvec problemeve tjera, Luftiut i shkakton edhe shpenzime financiare shtesë. Ai, çdo shërbim për vete apo fëmijët e tij, në institucionet shtetërore është i detyruar që ta paguajë në mënyrë privare.
“I kam bërë të gjitha dokumentet gati, i kam dorëzuar, por më kërkuan dokument për atë se si siguroj ekzistencën dhe në mungesë të këtij dokumenti nuk arrita të fitojë nënshtetësinë. Prindi im ka pas shtetësi dhe ky është paradoksi. Më tepër brengosem për fëmijët e mi që nuk kanë shtetësi sepse tani e kanë edhe moshën për martesë”, shprehet Luftiu.
51-vjecari nga Çerkezi i Kumanovës rrëfen edhe problemin që kishte motra e tij, të cilës shteti ia ka marrë shtetësinë pasi e kishte pajisur me të.
“Paguaj çdo herë që shkoj të mjeku. Gjithçka është privat. Ka ndodhur që s’kemi pas të holla dhe s’kemi shkuar në spital, kemi qendruar ashtu të sëmurë në shtëpi. Meqë nuk kam nënshtetësi nuk më marrin as në punë”, rrëfen Lutfiu. Ai tregon edhe për problemin që kishin motrat e tij, të cilave shteti ua ka marrë shtetësinë pasi i kishte pajisur me këtë dokument.
“Kur ishte në qeveri LSDM-ja e drejtuar nga Cërvenkovski, ia ka dhënë dy motrave nënshtetësinë, por kur erdhi VMRO-ja ia mori duke iu thënë se janë falso”, tregon Luftiu.
Fatin e njëjtë me Lutfiun e ka edhe fqiu i tij i parë Shaban Jakupi, i cili nuk e ka të qartë përse shteti në të cilin ka lindur, refuzon që ta pajis me shtetësi.
“Dy herë kam aplikuar për shtetësi por mi kanë kthyer negativ. Nuk e di përse nuk mund të pajisem me shtetësi kur këtu në Kumanovë kam lindur”, shprehet Shaban Jakupi.
Lutfiu dhe Shabani shpresën e fundit e kanë te partitë politike, prej të cilave kanë marrë vazhdimisht premtime se do të zgjidhet problemi i tyre shumëvjecar.
“Kemi shpresw tek partitw dhe ju apelojmw qw tw na e zgjidhin problemin”, thonw dy banorwt e Çerkezit qw nuk kanw shtetwsi.
Probleme me mungesën e shtetësisë, në fshatin Çerkez dhe në gjithë rajonin e Kumanovës kanë edhe shumë banorë të tjerë. Ndonëse për këtë problem flitet prej vitesh, i njejti asnjëherë nuk është zgjidhur plotësisht. /Gazeta LAJM
Gazetar: Reshat Ibrahimi, operator: Amir Idrizi