Kujtohet Halil Latifi – rruga në Gërçec do ta mbajë emrin e tij

Komuna e Sarajit ka kujtuar sot 30-vjetorine e rënies së dëshmorit, Halil Latifit.

Në Komunë është mbajtë tryezë shkencore, ku morën pjesë familjarë, bashkëveprimtarë dhe profesor universitar të cilët kujtuan veprimtarinë dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Halil Latifit për kauzën kombëtare.

Gjithashtu me rastin e shënimit të 30 vjetorit u bë shpalosja e tabelës së rrugës në vendbanimin Gërçec, e cila sot mban emrin Halil Latifi.