Kufiri Llojan-Miratoc vazhdon të jetë i mbyllur. Qeveria: Serbia duhet të zgjedhë kryetar të Komisionit

Që në vitin 2019 u nënshkrua marrëveshja mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, por kufiri Llojan-Miratoc ende vazhdon të mbetet i mbyllur. Ministri i brendshëm Oliver Spasovski atë kohë tha se shumë shpejt kjo pikë do të hapet. Nga ana tjetër edhe ministri i jashtëm Bujar Osmani paraprakisht në vitin 2018 thoshte se po insistojnë që kufiri të hapet sa më shpejt.

“Puna jonë fillon me hapjen e pikës së përbashkët kufitare i cili për fillim do të funksionoj si pikë kufitare për komunikacion lokal ndërsa me përmbushje të kushteve do të funksionoj edhe si pikë kufitare e përbashkët për kalim ndërkombëtarë”, tha Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.

“Pika kufitare do të jetë ndërkombëtare, mirëpo ishte insistimi jonë që deri sa të përgatitet kushtet për transformimin ose hapjen e pikës kufitare ndërkombëtare të hapet si lokale që të munden njerëzit menjëherë të fillojnë të komunikojnë me familjarët e tyre në dy anët e kufirit”, tha Bujar Osmani.

 “Të gjitha projektet që kemi filluar t’i punojmë këto vitet e fundit, projekte që ndikojnë që shërbimet tona tranzitore të jenë më efikase dhe të shpejta, tha Neboshja Stefanoviq, ish-ministër i Punëve të Brendshme në Serbi.

Por pse ende nuk është hapur kjo pikë kufitare, TV21 u drejtua te Qeveria. E nga atje sqaruan që Serbia duhet të zgjedhë një bashkëkryetar të Komisionit.

Procedurat për hapjen e pikës kufitare Llojan-Miratoc janë duke vazhduar. Ekziston një vullnet i ndërsjellët politik nga të dyja palët për hapjen e tij, ndërsa presim që Republika e Serbisë të emërojë një bashkëkryetar të Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve për hapjen e pikave kufitare, për të vazhduar komunikimin dypalësh”, thonë nga Qeveria e RMV.

Ndryshe për të kaluar nga Llojani në Miratoc duhen vetem 3 kilometra, por banoret e të dy

fshatrave detyrohen të udhetojnë mbi 30 kilometra, përmes pikë kalimit Tabanoc, për të shkuar deri tek të afërmit.