“Grupi i zjarrit” i shkruan Ahmetit: Sjellja arrogante e Grubit dhe ministrave ka revoltuar strukturat dhe votuesit

I ashtuquajturi Grupi i Zjarrit nëpërmjet një komunikate të nënshkruar nga disa funksionarë kanë ngritur zërin duke kërkuar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti që të gjejë zgjidhje për ruajtjen e unitetit partiak. Siç potencohet në komunikatë, janë konstatuar parregullsi brendapartiake të cilat duhet të anashkalohen menjëherë, por pjesë e arsyetimit për letrën është edhe rezultati nga zgjedhjet e fundit në Tetovë.

Në mesin e nënshkruesve të komunikatës janë Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Nevzat Bejta, Musa Xhaferi, Visar Ganiu, Ejup Ademi, Jetmir Asani, Bashkim Hasani, Merita Kolçi-Koxhaxhiku dhe eksponentë të tjerë nga BDI.

Në vijim komunikata e plotë: