Ku mund të shpenzohen paratë për shujtën studentore? Tregon Zaevi

Edhe në kushte të pandemisë treguam kujdes për studentët dhe se krijojmë masa dhe politika të cilat janë në interes të të rinjve dhe të ardhmes së tyre. Investimi në kushte më të mira për studentët e konsiderojmë si investim kapital në të ardhmen e vendit, shkroi kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk, duke theksuar se rreth 40,000 studentë nga tetori do të marrin mbështetje financiare për shujtë të subvencionuar.

“Mbështetja financiare për subvencionim të shujtës studentore në nivel mujor arrin në 2.400 denarë, kurse mjetet do të sigurohen nga buxheti i MASh-it. Mjetet do të paguhen drejtpërdrejt në llogarinë e studentëve të cilët i përmbushin kushtet ligjore, kurse përveç se në objekte hotelerike, do të mund të shfrytëzohen edhe në markete”, shkroi Zaev, transmeton TV21.