Ku është tani Vanço Shehtanski që pengonte ndryshimin e emrave të shkollave shqipe?

Ylber Pilku

Ai ishte figurë e parëndësishme politike. Thuhej se kishte një parti me një njeri. Ishte kryetar i TMRO-së. Por më i dobët se ai si duket ishte vetëm BDI-ja. Vanço Shehtanski drejtor i njëfar drejtorie të parëndësishme në Ministrinë e vetëqeverisjes lokale, bëhej i plotfuqishëm vetëm kur ishin në pytje vendimet në favor të shqiptarëve dhe i shfuqizonte si të mos ishin asgjë. Në atë kohë ishte e fortë BDI-ja, ishte i fortë edhe Shehtanski. Ismail Qemali dhe Emri Elezi nuk kishin gjasa të kalojnë. Kur u dobësua BDI-ja në zgjedhjet e vitit 2016, u dobësua edhe Shehtanski. Madje u zhduk fare nga skena, si shumë ekstremistë tjerë maqedonas, që u larguan nga skena me dobësimin e BDI-së. E me dobësimin e BDI-së dhe zhdukjen e Shehtanskit nga skena, u hap rruga për Ismail Qemajlin e Emri Elezin, që me krenari mbajnë emrat e tyre dy shkollat për jetë e mot, deri në (mos dhashtë zoti) forcimin e sërishëm të BDI-së e Vanço Shehtanskit.