BDI-ja caktoi bartësit e listave për deputetë

BDI-ja ka caktuar tanimë bartësit e listave për deputetë. Sipas burimeve të Alsat, kreu i kësaj partie Ali Ahmeti do të garoj në Njësinë e 6 zgjedhore, në Njësinë e 5 bartës liste do të jetë Talat Xhaferi, në Njësinë e tretë zgjedhore ish ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, në Njësinë numër 2 bartës liste do të jetë Arbër Ademi dhe në Njësinë e pare zgjedhore listës do t’i prij nënkryetari i partisë, Izet Mexhiti.

Ndërkohë që në Njësinë zgjedhore numër katër, kjo parti nuk do të garoj.