Ku do të varroset Mbretëresha Elizabeth?

Traumat e raportuara pas një rrëzimi do të kishin qenë shkaku i vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth. Kjo u zbulua nga “Il Messaggero”, që citon burime pranë Familjes Mbretërore.

“Pas aksidentit, ndoshta të shkaktuar nga vështirësitë lëvizëse të sovranes, mjekët që e asistuan në çdo moment të ditës e kuptuan menjëherë se situata ishte shumë e rëndë, deri në atë pikë sa këshilluan të mos transferohej në spital. Lajmi u zbulua gradualisht, duke njoftuar fillimisht tërheqjen e Elizabeth nga mbajtja e një konference në Zoom me Këshillin e saj Privat dhe më pas duke pranuar se stafi mjekësor ishte i shqetësuar për shëndetin e saj”, shkruan gazeta.

E ndërsa ne përpiqemi të kuptojmë shkaqet e vdekjes, mes thashethemeve dhe prapaskenave të ndërtesës, vazhdon protokolli i ceremonisë mortore që do të kulmojë me varrimin. Ka dy vende të pranueshme ku Elizabeth do të mund të pushojë në paqe.

Sipas “Il Messaggero”, një nga këto dy vende do të zgjidhet për varrimin e Mbretëreshës Elizabeth. “Nuk dihet ende nëse ajo do t’i bashkohet babait, nënës dhe motrës Margaret në KingGeorge VI Memorial Chapel, apo nëse do të vendoset pranë burrit të saj Philip, në Royal Vault”, shkruan gazeta.