KSI rekomandon shkurtimin e karantinës për personat e infektuar me virus

Komisioni për Sëmundje Infketive ka rekomanduar që karantina për personave pozitivë me Covid-19 të ulet nga 10 në 7 ditë, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

“Në bazë të trendit të vendimeve që janë marrë në vende të ndryshme, të cilat janë relevante dhe të cilat janë marrë si shembull për krahasim, dhe bazuar në Institutin tonë të Shëndetit Publik i cili merr të dhënat në baza ditore, vendimi i Komisionit është izolimi prej dhjetë ditëve të reduktohen në shtatë ditë”, tha Sali në një deklaratë për Sitel.

Sali shtoi se ende nuk ka vendim përfundimtar dhe se do të vazhdojnë monitorimin e gjendjes epidemiologjike.