KSHZ shpalli rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale

Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot me anë të një konferencë për media kumtoi rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokaleve që u mbajtën në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit, njofton SHENJA.

Rezultatet preliminare treguan se në raundin e parë janë zgjedhur 34 kryetarë të komunave. VMRO-ja opozitare më 17 tetor ka fituar në 17 komuna, LSDM-ja në 8, ndërsa BDI në 3.

Në raundin e dytë do të votohet në 44 komuna si dhe në Qytetin e Shkupit. Rivotim do të ketë në Qendër Zhupë, Mavrovë dhe Rostushë, pasi në raundin e parë nuk kanë votuar 1/3 e qytetarëve. /SHENJA/