KSHZ pranoi dërgesë të re të terminaleve për shenja të gishtit

Deri në fund të javës duhet të arrijnë 4000 terminalët e dakorduar për shenja të gishtit që për herë të parë do të përdoren në Zgjedhjet lokale 2021 më 17 tetor. Komisioni shtetëror zgjedhor sot pranoi edhe mbi një mijë nga këto terminale. Ndërsa tashmë ka filluar edhe mbushja me të dhëna nga qytetarët të tashmë të arriturve, deklaroi sot kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, i cili mori pjesë në pranim-dorëzim.

“Me dërgesën e sotme presim të arrijnë edhe rreth një mijë pajisje për identifikim biometrik të qytetarëve dhe me atë do t’i kemi mbi gjysmën e pajisjeve të nevojshme, ndërkaq deri në fund të javës do të arrijnë të gjitha, edhe dy dërgesa në çdo dy ditë. Për momentin në KSHZ po zgjatë mbushja e kartelave të mençura të duhet të përfundojë sot dhe pasdite duhet të fillojë mbushja e aparateve sepse kemi mjaft kohë. Mbushja do të përfundojë diku deri më 11 tetor”, tha Dashtevski.

Edukimi i këshillave zgjedhorë, siç tha, po zhvillohet mirë, por do të ketë edhe një cikël të trajnimeve për përdorimin e terminaleve për çka është përgatitur udhëzimi për punë me to dhe është bërë video.

“Do të ndahen udhëzime dhe pajisje që e përmbajnë videon, në mënyrë që ata në çdo kohë të mund ta shohin. Planifikojmë vetëm për pjesën elektronike të bëjë nga një trajnim për të gjithë në orar prej 12 deri në 15, varësisht nga ajo se cili këshill zgjedhor kur është i lirë”, tha Dashtevski, sepse këto pajisje në vend do të përdoren për herë të parë.

Në ditën e zgjedhjeve, KSHZ kërkon të ketë rreth 200 inxhinierë të TI-së, të cilët do t’u ndihmojnë njerëzve që menaxhojnë me pajisjen dhe kompania e cila i dërgon aparatet gjithashtu ka angazhuar 80 njerëz, të cilët gjithashtu do ta ndihmojnë ekipin e TI-së në KSHZ dhe këshillave zgjedhorë.

Lista e mbyllur zgjedhore tashmë është dhënë për shtypje, ndërkaq po shtypen edhe fletëvotimet. Dashtevski paralajmëroi se anëtarë të KSHZ-së me siguri nesër do të shkojnë të kontrollojnë se si po zhvillohet shtypja e tyre.

Lista zgjedhore duhet të nënshkruhet më së voni deri më 1 tetor.

Kryetari i KSHZ-së konsideron se Zgjedhjet lokale do të jenë mirë të garantuara, por nuk mund të garantojë se si do të zhvillohet pjesa teknike me zbatim të terminaleve për identifikim sepse kjo ndodhë për herë të parë dhe nuk ka pasur pilot zbatim.

Në Zgjedhjet lokale më 17 tetor do të zbatohen masat e njëjta për preventivë nga Kovid-19 si në zgjedhjet e kaluara. Votimi do të fillojë në orën 7:00, ndërsa do të përfundojë në orën 19:00.