Më 26.05.2026, në orën 10:00 në SPB Tetovë, shtetasi B.F. (36) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës, ka raportuar se rreth orës 07:30 ka vërejtur një vrimë në tavanin e automjetit të tij të udhëtarëve „Audi“ me targa të Tetovës, ndërsa në afërsi të automjetit ka gjetur një plumb qorr nga një armë zjarri.
Në vendngjarje është kryer këqyrja, ndërsa predha është sekuestruar për procedime të mëtejshme. Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.





