KShZ-ja gati për realizimin zgjedhjeve të dyfishta

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka realizuar të gjitha përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të dyfishta në Maqedoninë e Veriut.

Ditmire Shehu në “10 minuta” deklaroi se që nga viti i kaluar e kanë ditur se ky vit do të jetë zgjedhor, por fakti se do të jenë të dyfishta sipas saj e lehtëson punën ngaqë administrata nuk do të angazhohet për dy cikle.

“Po, Komisioni Shtetëror Zgjedhor prej vitit të kaluar e dinim se është vit zgjedhor dhe se do të kemi dy palë zgjedhje, mirëpo ndoshta nuk e dinim se do të jenë në të njëjtën kohë. I kemi ndërmarrë të gjitha aktivitetet sa i përket realizimit dhe zbatimit të procesit zgjedhor.
A e ndërlikon punën se do të jenë zgjedhje të dyfishta?
Nuk do të kisha thënë. Janë të njëjtat procedura. A do të jenë në maj apo në qershor, nuk na prish punë. Na e lehtëson për punën e administratës sepse do të angazhohen në një ditë”, tha Shehu.