Kryqi i kuq simuloi ndihmë të parë gjatë tërmetit

Përmes simulimit të ndihmës së parë gjatë situatës emergjente, kryqi i kuq mbajti ushtrimin “Përgjigja humanitare 2023”. I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe Presidenti, Stevo Pendarovski.

Qëllimi i ushtrimit të këtij simulimi është që të prezantohen kapacitetet, mundësitë dhe gatishmëria e Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij theksoi se ky ushtrim i tregoi të gjitha anët pozitive nga partneritetin mes institucioneve shtetërore dhe organizatat civile, si dhe lidhjen ndërsektoriale dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

“Pikërisht me këto ngjarje si kjo e sotmja hapet hapësirë për avancimin e koordinimit dhe të komunikimit si aspekte kyçe në sistemin e menaxhmenit të krizave”, tha Stevo Pendarovski.

Pjesëmarrës në ushtrim ishin pos kryriq të kuq ishin edhe Qendra për Menaxhim me Kriza, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Shëndetësisë si dhe institucione tjera shtetërore./KlanMacedonia