Kryq gjigand s’mund të vendos askush pa mbështetjen e qeverisë!?

Shkruan: Fejzi Hajdari

Praktikat e deritanishme kanë treguar se në këtë shtet i vetmi faktor që mund të vendos kryqe gjigande në shërbim kryekëput të politikës, për t’i tensionuar marrëdhënieve ndëretnike, janë pikërisht partitë në pushtet, pra qeveria. Ju kujtohet vendosja e kryqit gjigand në “Vodno” dhe “fushatës së kryqëzatave” respektivisht vendosjes së kryqëve vend e pa vend, gjatë fundit të viteve nëntëdhjeta dhe fillimit të viteve të dymijëta.

Edhe pse ishte fushatë kryekëput tendencioze, kjo bëhej me pëlqimin paraprak të partive maqedonase, pastaj me heshtjen e partive shqiptare, edhe pse një gjë e tillë bëhej për t’i provokuar shqiptarët të cilët hitorikisht kishin dëshmuar në vepër, tolerancë ndaj religjioneve tjera krishtere.

Zakonisht, lojërat për tensionimin e marrëdhënieve ndëretnike janë bërë (ose po bëhen) në momentin kur partitë në qeveri e nuhasin rrezikun e humbjes, pak para zgjedhjeve. Strategjitë e këtij lloji, të rrezikshme, kuptohet në dëmë të qytetarëve dhe perspektivës se shtetit dhe në favor të partive në qeveri, janë luajtur gjithnjë me koordinimi, pëlqim e strategji paraprake nga partitë në pushtet, me qëllim përfitimi me cdo kusht të pikëve politike.

Me vet faktin se kryqi gjingand është vendosur në “mënyrë klandestine” dhe me shpejtësi marramendëse, tregon se kurthi ose karremi për tensonimin e mërredhënieve fetaro-etnike, është bërë me anë të skenarit të sofistikuar dhe mirëmenduar. Përndryshe, po të ishte vendosur nga autoritetet lokale të Tetovës, si në rastin konkret, qeveria nëpërmjet Mnistrisë së Punëve të Brendshme (MPB) menjëherë me anë të Njësitit special, do të kishte defiluar Tetovës për në Kodrën e Deillit, duke demonstruar muskuj!! Jam shumë i sigurtë se po ta kishte vendosur kryqin kushdo qoftë përvec qeverisë, MPB-ja do të kishte intervenuar menjëherë.

Mosintervenimi i policisë dhe sjellja komode e partive në qeveri me anë të Kumtesave formale (sa për sy e faqe), tregon se ata nuk janë të brengosur në shkallën e nevojshme konform kompetencave, gjë që hap dilema për dyshim të madh. Përndryshe autoritetet komunale të Tetovës thanë se kryqi është vendosur pa pëlqimin e Komunës. Këtë e konfirmuan edhe vetë përfaqësuesit e kishës të cilët thanë se s’kanë leje. Poashtu ka munguar edhe pëlqimi nga Parku Nacional.

Dy dëshmi këto, që pak a shumë e determinojnë dhe detektojnë “zullumqarin” dhe mënyrën klandestine të veprimit gjegjësisht nxitësin e rritjes së tensioneve ndërnacionale në prag të zgjedhjeve. Veprimi i këtillë më së paku ju shërben qytetarëve të Tetovës, përkundrazi në këtë krizë të thellë politiko-ekonomike, askujt nuk do t’i shërbente përvec politikës qeverisësë të cilën e kanë kapluar skandalet korruptive të njëpasnjëshme. Pas të gjitha këtyre marifetllëqeve lehtësisht mund të supozohet se kush mund të qëndrojë prapa këtij akti, si dhe se kujt i shkon në favor rritja e tensioneve në këtë zonë të banuar pothuajse 70 përqind me shqiptarë që janë religjionit Islam.

Vendosja e kryqit flet sesa është tolerante qeveria ndaj simboleve fetare ortodokse dhe sesa nuk përfillen partitë shqiptare në qeveri. Edhe më shumë se kaq, flet për pafuqinë e partive shqiptare në qeveri sikuse me rastin e Sopotit, kur pas vetëm një reagimi gatise simbolik, organizatorët e BDI-së për përvjetorin në fshatin Sopot të Kumanovës, u detyruan ta heqin menjëherë simbolik e Shqipërisë Etnike. Dhe në të gjithë këtë katrahurë provokative dhe nxitëse, si në “Kodrën e Diellit”, njeriu deri diku e kupton sjelljen e partisë politike maqedonase kur bëhet fjalë për kryqin, por s’ka se si e kupton sjelljen e partive shqiptare në qeveri që nuk reagojnë për të ndërmarrë masa ndaj këtyre veprime provokuese që s’i shërbejnë aspak stabilitetit, qetësisë dhe bashkëjetesës.

Dhe pyetja që ngelë pa përgjigje është se cilët shqiptarë janë “pro” vendosjes së kryqit dhe cilët “kundër”?! Apo cilët janë “pro” heqjes së simbolit të Shqipërisë Etnikë në Sopot dhe cilët “kundër”. Sa i ëmbël dhe lezetshëm është pushtetit, qoftë edhe në dëm të ndjenjave të tyre fetare por edhe kombëtare!