Kryetari i ASH-së në Çair, Zudi Koka: Në Çair janë shtuar ndërtesat pa leje

Kryetari i Aleancês për Shqiptarët në Çair, Zudi Koka ka reaguar sot përmes një konference për media para Komunës së Çairit, në lidhje me siç thotë ai, përkeqësimin e jetës së qytetarëve të Çairit dhe dështimin e premtimeve nga ana e Visar Ganiut. E ashtuquajtura “Kontratë” e kreut të komunës, Ganiu, sipas Kokës, nuk u ka sjellur asnjë të mirë e asnjë investim kapital qytetarëve të Çairit. Koka theksoi se Visar Ganiu e ka vazhduar menaxhimin e keq me komunën ashtu siç kishte bërë para tij Izet Mexhiti, tani deputet, kryetar dege dhe nënkryetar i BDI’së, përcjell in7.

“Jeta e banorëve në Çair fatkeqësisht nuk ndryshoi asgjë në këto 4 vite, përpos që u përkeqësua, iu shtuan katet ndërtesave pa leje, u uzurpuan hapësirat e gjelbra dhe u degradua gjithçka. Kaosit në komunikacion, që premtohej se do t`i gjendet zgjidhje me ndërtimin e 4 garazheve në kate dhe 15 rrethrrotullimeve, fatkeqësisht nuk u bë asgjë as edhe në këtë drejtim. Premtohej madje edhe efikasiteti energjetik në ndërtesa, por edhe kjo mbeti vetëm një ëndërr për banorët e Çairit”, tha mes tjerash Zudi Koka nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Sipas kreut të ASH’së në Çair, theksoi se kryetarët e BDI’së kanë dështuar me menaxhim në të gjitha komunat.

Deklarata e plotë e kryetarit të degës së Aleancës për Shqiptarët në Çair, Zudi Koka:

Të nderuara media dhe të dashur qytetarë, kur kanë mbetur edhe më pak se 7 muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale, jemi këtu për t`ia përkujtuar kryetarit të Komunës, zotëri Visar Ganiut premtimet e parealizuara nga kontrata e famshme me të cilën ai mori besimin e qytetarëve. Në këto gati 4 vite qytetarët e Çairit nuk panë asnjë projekte investues e kapital në infrastrukturë, nuk panë asnjë projekt në arsim, kulturë apo në sport.
Jeta e banorëve në Çair fatkeqësisht nuk ndryshoi asgjë në këto 4 vite, përpos që u përkeqësua, iu shtuan katet ndërtesave pa leje, u uzurpuan hapësirat e gjelbra dhe u degradua gjithçka. Kaosit në komunikacion, që premtohej se do t`i gjendet zgjidhje me ndërtimin e 4 garazheve në kate dhe 15 rrethrrotullimeve, fatkeqësisht nuk u bë asgjë as edhe në këtë drejtim. Premtohej madje edhe efikasiteti energjetik në ndërtesa, por edhe kjo mbeti vetëm një ëndërr për banorët e Çairit.
Qytetarëve, e veçanërisht të rinjve iu premtohej një jetë më ndryshe me qendra rinore, hapësira rekreative dhe biblioteka, por as kjo nuk u bë, nuk u gjetën arsye as për kategorinë më vitale të shoqërisë të krijohen kushte më të mira. Jemi këtu gjithashtu edhe për t`i përkujtuar zyrtarët e lartë të BDI-së se kanë dështuar 100 për qind nëpër të gjitha komunat, në katër vitet e kaluara jeta e shqiptarëve fare nuk u përmirësua, përkundrazi u shtua kaosi, varfëria dhe u ashpërsua beteja e tyre për ekzistencë. Është për keqardhje fakti se Ganiu po e përfundon mandatin e tij të parë e të katërtin të BDI-së, ashtu siç e mori nga paraardhësi i tij, njëherit kryetar i degës dhe nënkryetar i partisë Izet Mexhiti…..Ju faleminderit.
ZUDI ENUZI KOKA
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa