Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramit, manifestimi qendror mbahet në Shkup

Besimtarët myslimanë edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot kremtojnë festën e Fitër Bajramit. Manifestimi qendror i faljes së Bajramit u mbajt në Xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup, ku morrën mjesë një numër i madh i besimtarëve dhe kryesisë së Bashkësisë Fetare Islame në RMV.

“Nder dhe kënaqësi që sot në Shkup, bashkë me Reisul Ulemanë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga kabineti i tij, drejtorët e Rijasetit të BFI-së, myftinjtë e myftininive të BFI- së, të prezantojmë në manifestimin qendror të Festës së Bajramit, që po mbahet në Xhaminë e Mustafa Pashës dhe të prij në faljen e namazit”, ka shkruar në Facebook Qenan Ismaili, myfti i Myftynisë së Shkupit.

“Po e presim Bajramin të gëzuar e krenarë për shumë arsye, ngase me ibadetet e kryera gjatë Ramazanit kemi treguar bindjen tonë të sinqertë ndaj urdhërit të Allahut fuqiplotë. Qoftë Bajram çdo ditë e jetës suaj!”, shkruan më tej Ismalili.