Kryeministri grek: Ka nevojë për më shumë bashkëpunim me Turqinë në çështjen e emigrantëve

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka mbrojtur idenë se është e nevojshme që teksa zgjasin dorën e miqësisë ndaj Turqisë të kenë të gatshëm edhe një sërë masash, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një vizite në Strasburg në kuadër të ceremonisë së mbajtur për David Sassolin, presidentin e Parlamentit Evropian (PE) që ndërroi jetë javën e kaluar, Mitsotakis u takua me deputetë të Partisë Popullore Evropiane.

Duke vlerësuar çështjet që kanë të bëjnë në përgjithësi me Bashkimin Evropian (BE) dhe marrëdhëniet Turqi-Greqi, Mitsotakis ka mbrojtur idenë e tij se nuk ka ndonjë ndryshim të madh në qëndrimin e Turqisë ndaj Greqisë.

“Për këtë arsye, kemi zbatuar këtë qasje me dy faza; në njërën anë kemi zgjatur dorën tonë të miqësisë dhe në anën tjetër kemi përgatitur paketën e një sërë masave kufizuese të cilat mund të përdoren nëse Turqia bën kthim në një qëndrim agresiv kundër Greqisë dhe Qipros (jugore). Për mendimin tim kjo është një qasje e drejtë”, deklaroi Mitsotakis.

Gjithashtu kryeministri grek theksoi se ka nevojë për më shumë bashkëpunim me Turqinë për të formuar një marrëdhënie konstruktive në çështjen e emigrantëve./AA/