Kryeminisri i Shqipërisë, Edi Rama “bezdiset” nga muzika, nuk e njeh Maluman

Kryeministri Edi Rama është “bezdisur” nga muzika tek koncerti që po zhvillonte këngëtari Maluma shumë pranë godinës së kryeministrisë.

Në një komunikim live me qytetarët, Rama ka thënë se shuma që ylli latin ka marrur nuk ishte dhënë buxheti publik, ndërsa sqaroi se kishte pyetur edhe pranë bashkisë së Tiranës, shkruan lajmi.net.

Sipas kryeministrit, Rama, këngëtari është sjellë në Shqipëri nga një kompani private.

“Po dëgjoj një muzikë këtu jashtë, nuk e dija ça është. Më thoni është Malumja. Nuk e dija ça ishte sot e mora vesh. Më shkruani se keni lekë për Malumën, nuk është paguar asnjë lekë, nga asnjë buxhet publik. Se pyeta dhe në bashki. E ka sjellë një kompani private. Unë se dija kush ishte Malumja…kështu Lume!”, tha në fjalën e tij Rama.

Kujtojmë se Maluma performoi mbrëmë live në sheshin “Nëna Terezë” dhe një numër i madh i qytetarëve dolën ta ndiqnin.