Gjenerali amerikan vjen me një parashikim: Edhe kaq ditë do të dorëzohet ushtria ruse

Presidenti rus Vladimir Putin me ushtrinë e tij po lëshon terror në të gjithë Ukrainën, ku çdo ditë po vdesin dhjetëra persona dhe bombardohen objekte të ndryshme.

Duke parë këto zhvillime, gjenerali amerikan Ben Hodges tha se forcat ruse janë rreth “dhjetë ditë” nga mbarimi i burimeve ushtarake.

“Rusët shkuan në Yavoriv, jashtë qytetit të Lviv, pjesërisht për të demonstruar se ata mund të arrijnë t’i ndalin linjat e komunikimit që sjellin furnizime dhe mbështetje nga Polonia në Ukrainë. Unë nuk mendoj se duhet të reagojmë tepër ndaj kësaj.

Rusët, mendoj, janë rreth dhjetë ditë larg asaj që quhet pika kulmore, kur thjesht nuk kanë më municione dhe as fuqi ushtarake për të vazhduar sulmin e tyre”, deklaroi Hodges për Fox News, përcjell “Bota sot”.