KRRE tregon se kur mund të ketë vendim të ri për çmimet e karburantëve

Në proces janë llogaritjet, rezultatet e të cilave do të tregojnë nëse janë plotësuar parakushtet që Komisioni Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit (KRRE) të marrë vendim të ri për çmimin e karburanteve apo jo. Siç informojnë nga KRRE, janë analizuar elementet kryesore që janë të përfshira në çmimin përfundimtar, që janë kotacionet në bursë të derivateve të naftës dhe kursi i dollarit ndaj denarit.

Me ndryshimet në Rregulloren për përcaktimin e çmimeve më të larta me pakicë të disa derivateve të naftës dhe derivateve të transportit, mundësohet që KRRE të marrë vendime për ndryshimin e çmimeve të derivateve të naftës në baza ditore nëse çmimet e bursës kanë ndryshime të konsiderueshme.

“Me ndryshimet në rregullore parashihet që nëse çmimet e bursave dhe/ose kursi i dollarit kundrejt denarit shkaktojnë rritje apo ulje të çmimit me pakicë më të madhe ose të barabartë me 2,00 denarë për litër për benzinën motorike, dizelin dhe naftë për djegie, gjegjësisht 0,300 denarë për kilogram mazut, në raport me çmimet e përcaktuara në vendimin e fundit, atëherë KRRE do të marrë vendim të ri për çmimet më të larta me pakicë të derivateve të naftës, theksojnë nga Komisioni Rregullator për Energji.