Civilët ukrainas ngriten kundër pushtimit të Khersonit, Ukraina: Rusët i morën 400 civilë

Sipas pretendimeve të ushtrisë ukrainase, rusët i kanë kapur 400 civilë që u rebeluan kundër pushtimit në Kherson, një qytet ukrainas i pushtuar nga Rusia, përcjell Gazeta Express.

Sipas Kyiv Independent, duke cituar burime ushtarake, Garda Kombëtare Ruse hyri në Kherson dhe arrestoi ilegalisht më shumë se 400 civilë ukrainas në një përpjekje për ta thyer rezistencën ukrainase.

Pasi rusët e pushtuan Khersonin, në këtë qytet u mbajtën protesta të përditshme të ukrainasve. Pardje u publikua një video e ukrainasve duke kundërshtuar ushtarët rusë.

Nenaoružani prosvjednici suprostavili se ruskim vojnicima
Nenaoružani prosvjednici suprostavili se ruskim vojnicima