KRRE: Sot nuk do të ketë ndryshime në çmimet e karburanteve

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KrRE) njofton së gjatë ditës së sotme nuk do të ketë çmime të reja të derivateve të naftës.

“Sot nuk ka parakushte për korrigjimin e çmimeve të derivateve të naftës, prandaj çmimet mbeten të njëjta”, thonë nga KRRE-ja.

Sot dhe nesër mbeten çmimet e njëjta, të cilët ndryshuan pas uljes së akcizës dhe uljes së TVSH-së.

Çmimet që janë në fuqi janë si më poshtë:

Euro Super BS95 – 86.5 denarë për litër
Euro Super BS98 – 88.5 denarë për litër
Euro Dizel – 88 denarë për litër