Pikat kufitare vazhdojnë punën, edhe pas arrestimeve në operacionin “Pika”

Operacioni “Pika” për arrestimin e policëve dhe doganierëve kufitarë nuk e ka ndërprerë punën në pikat kufitare që ishin cak i aksionit, njofton Klankosova.tv.

Në Morinë dhe Qafë Prush, policët dhe doganierët e shoqëruar me dyshimin për keqpërdorim detyre, janë zëvendësuar me të tjerë, dhe puna po rrjedh normalisht.