Kroos thyen rekord, fiton gjashtë herë Kupën e Botës për klube

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka arritur ta shkruajë historinë.
Mbrëmë Real Madridi mposhti skuadrën e Al Hilal me rezultat 5:3, duke u kurorëzuar kampion bote për vitin 2022.

Pas atij suksesi të ekipit mbretëror, Kroos hyri në histori duke u shpallur për herën e gjashtë fitues i Kupës së Botës për klube.

Ai është lojtari i vetëm që ka fituar këtë trofe plot gjashtë herë, pas tij vijnë klube si Reali, Barcelona dhe të tjera.

Ai për herën e parë e arriti këtë trofe me Bayern Munich në vitin 2013 dhe më pas e fitoi plot pesë herë me Realin, në vitet 2014, 2016, 2017, 2018 dhe 2022.

Ish-reprezentuesi gjerman e ka fituar këtë trofe sa herë që ka marrë pjesë dhe nuk di asnjë humbje në këtë garë.