Klopp merr përgjegjësinë për situatën e Liverpoolit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka marrë përgjegjësinë për situatën e klubit.
‘Reds’ po kalojnë në një moment të vështirë këtë edicion, transmeton lajmi.net.

Pas 20 xhirosh në Premier Ligë Liverpooli pozicionohet në vendin e 10 në tabelë.

Këtë periudhë ata kanë fituar tetë ndeshje, kanë shtatë humbje dhe pesë herë janë ndarë baras.

Rezultate këto aspak të mira për nënkampionin e ligës angleze dhe asaj evropiane.

Së fundmi në lidhje më situatën e klubit ka komentuar edhe vetë trajneri i ekipit duke marrë përgjegjësinë për atë që po kalojnë.

“Nuk jam i kënaqur me situatën tonë, por mënyra se si e trajtoni situatën dhe silleni në situatë vendos se si do të jetë koha pas saj”, tha ai fillimisht për ‘Sky’

“Unë jam përgjegjës për të gjitha këto. Nëse doni të kritikoni, më kritikoni. Mos shkoni për njerëzit e gabuar”.

Kujtojmë që ndeshja e radhës për Liverpool është nesër ndaj Everton, nga ora 21:00.