Kroacia shpallë ditë zie për viktimat nga tërmeti

Nga mesnata, në Kroaci është Ditë zie në kujtim të viktimave nga tërmeti që e goditi atë shtet.
Qeveria kroate e shpalli 2 janarin për Ditë zie në Kroaci dhe hapi llogari për ndihmë të viktimave. Deri tani janë mbledhur 4,7 milion euro, konfirmuan deri te Kryqi i Kuq.

Në tërmetin me intensitet prej 6,2 ballë sipas shkallës Rihter që të martën e goditi rajonin Petrinje, humbën jetën shtatë persona, ndërsa mbi 20 ishin lënduar.

Dëmi material është i madh, ndërsa rikonstruimi do të zgjasë me vite. Praktikisht gjithë qendra e Petrinjës është shkatërruar, ndërsa disa fshatra të rrethinës pothuajse më nuk ekzistojnë.