Lullkarevska: 596 punëdhënës edhe pse morën ndihmë nga shteti nuk ua dhanë rrogën punëtorëve

Drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska gjatë konferencës së sotme ka bërë të ditur se pagën e nëntorit të cilët kompanitë e kanë fituar për tu përballur me krizën KOVID-19, nuk ua kanë paguar 2.421 punonjësve.

LLukarevska ka bërë të ditur se me 29 dhjetori 2020, gjithsej 596 punëdhënës në shumën totale prej 36.655.907 denarë nuk paguan pagën e nëntorit për 2.421 punonjës.

Llukarevska ka njoftuar se këto kompani kanë afat një javë për ta kryer detyrimin.

Deri më tani, gjithsej 13.851 aplikimesh janë dorëzuar në DAP për ndihmë financiare nga paketa e katërt e masave për të trajtuar pasojat ekonomike nga koronavirusi.

Nga këto, 13.178 kompani paguajtën pagën e nëntorit prej 1.028.448.344 denarë për gjithsej 65.950 punonjës.

Përndryshe, nga kjo paketë, shuma më e madhe e ndihmës është 21.776 denarë për të punësuar, ndërsa më e vogla 14.500, në varësi të rënies së të hyrave të ndërmarrjeve.