Kroaci, muzika e lartë përhap koronavirusin, ulet zëri në lokale

Shtabi kombëtar për mbrojtje civile në Kroaci do të kërkojë nga lokalet hotilerike të ulin zërin e muzikës në kuadër të masave për luftë kundër përhapjes së koronavirusit. Këtë e ka konfirmuar ministry për punë të brendshme, Davor Bozhinoviq, i cili udhëheq shtabin. Bozhinoviq thotë se kjo kërkesë është e bazuar në fakte shkencore.
Sipas tij, muzika e zëshme i detyron njerëzit të flasin me zë më të lartë dhe në këtë mënyrë virusi përhapet më tepër.

“Nuk është fshehtësi, ekzistojnë hulumtime shkencore që e konfirmojnë këtë. Kur njerëzit më pak bërtasin, virusi më pak përhapet”, ka deklaruar Bozhinoviq.
Një hulumtim i Universitetit Kalifornia ak treguar se rritja e zhurmës për 35 decibelë shkakton lëshim të 50 për qind më tepër grimcave të virusit.