Çun Lajçi i dëshpëruar nga pritja në Shkup (VIDEO)

LAJM: z.Lajçi pas Tiranës keni ardhur në Shkup. A ka interes te shqiptarët e Shkupit për librat tuaj?

Çun Lajçi: Kam shpresuar se do të ketë, në bazë të atyre shkrimeve që mi kanë bërë nëpër rrjetet sociale, kam qenë i ftuar shumë prej tyre, por si duket jo. Por, unë megjithatë, do të jem këtu sot dhe nesër do të dal në Tetovë prej orës 11 dhe pasdite do të jem në Gostivar. Me shpresë se do të ketë njerëz që e duan shkrimin dhe ato librat e mi të këtij viti që mi kanë kërkuar. Por, shqiptari në rrjetet sociale fshihet mirë mirë, tragohet shumë më patriot se sa duhet dhe shumë më i zellshëm sesa që është në të vërtetë. Aty është lehtë me u kamuflu e mu fsheh, këtu s’po i shoh”, tha Çun Lajçi në një pronocim për gazetën LAJM. Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Çun Lajçi i dëshpëruar nga pritja në Shkup – porosi politikanëve shqiptarë: ballafaqohuni me ata që ju shajnë!

Çun Lajçi i dëshpëruar nga pritja në Shkup – porosi politikanëve shqiptarë: ballafaqohuni me ata që ju shajnë!

Posted by Lajm TV on Monday, September 28, 2020