KRRE vendos për çmimet e reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e sotme ka vendosur që të mos ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës.
Pra, sipas vendimit të ri, të njëjtat çmime të cilat u publikuan një javë më parë, janë të njejtët edhe tani, shkruan SHENJA.
Sipas vendimit një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 60.50 denarë, ndërsa një litër EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 62.50 denarë për litër.
Një litër EURODIZEL do të kushtojë 49,50 denarë.
Edhe një litër Vaj të Lehtë për Amvisëri do të kushtojë 49.50 denarë.