Kriza energjetike ndikon edhe në ndotjen e ajrit

Kriza energjetike dhe resurset që shfrytëzohen për të siguruar stabilitet energjetik janë disa nga arsyet kryesore për ndotjen e ajrit, thonë nga Ministria e Ekologjisë. Sipas zv/ministres Hristina Oxhaklieska për ulje të ndotjes duhet të veprohet paralelisht në sektorë të ndryshëm. Gjatë prezantimit të analizës për përparimin në fushën e harmonizimit të ligjvënësit vendor me atë evropian në ekologji, u konstatua se është bërë progres, por zbatimi në praktikë nuk është i mjaftueshëm. Nga Qendra për ndryshime klimatike thonë se kapitulli 27 i bisedimeve me BE-në është më i shtrenjti nga të gjithë kapitujt e tjerë.