Gruaja e Rexhep Selimit: Luftëtarët e UÇK-së nuk gjunjëzohen para një gjykate të fabrikuar në Serbi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka reaguar pas dënimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale.

Ajo ka shkruar në Facebook se luftëtarët e UÇK-së nuk gjunjëzohen një para një gjykate për të cilën tha se është fabrikuar në Serbi.

“Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kurrë nuk do të gjunjëzohen para një gjykate të fabrikuar në Serbi”, ka shkruar Mehmeti-Selimi.

Mehmeti-Selimi është po ashtu ish-pjesëtare e UÇK-së dhe njëherësh bashkëshortja e Rexhep Selimit, i cili po ashtu po gjykohet nga Specialja.