Kresha dhe Lyrical Son publikojnë klipin për këngën ‘Hotel Mahalla’, nga albumi ‘Muzikë e Alltisë’

Së fundi ata kanë lansuar albumin e tyre të ri, shkruan lajmi.net.

 

Albumi titullohet ‘Muzikë e Alltisë’, dhe përmban 11 këngë që pritet të pëlqehen nga fansat e muzikës së tyre.

E njëra nga këngët e lansuara me videoklip quhet ‘Hotel Mahalla’, dhe tashmë kënga gjendet në kanalin e Youtubes.

Dyshja kanë menduar për të gjithë fansat duke iu mundësuar atyre të ndjekin albumin edhe në Youtube pasi nuk mundet të i ndëgjojnë këngët në platforma tjera.

‘Albumi ‘Muzikë e Alltisë’ bashkë me videoklipin e ‘Hotel Mahalla’ tani gjenden edhe në platformën e YouTube, për krejt juve që nuk keni mundësi t’i dëgjoni në platformat tjera muzikore’, kanë shkruar reperët në postimet e tyre./Lajmi.net/