Kovid-cetrifikata për kthimin e publikut në ngjarje sportive, teatro dhe kinema

Ministri britanik i Kulturës dhe Sporteve, Oliver Dauden paralajmëroi një projekt pilot me vendosen të kovid certifikatave për kthimin e publikut në ngjarje sportive, por edhe në kinema dhe teatro.

“Edhe një gjë për të cilën aktualisht jemi duke menduar është kovid certifikata dhe ne do të provojmë që të shohim nëse mund ta përdorim për ta lehtësuar kthimin e publikut në ngjarjet sportive,” theksoi sot Dauden.

Ai paralajmëroi se po punohet intensivisht për kthimin e publikut në një numër ngjarjesh sportive dhe kulturore deri në fillim të verës, duke shfaqur shqetësim të madh për mbijetesën e atyre industrive.