Para ndërtesës së Parlamentit Evropian në Bruksel, janë vendosur disa flamuj të Ukrainës, në shenjë solidarizimi me këtë shtet, i cili tash e pesë ditë është duke luftuar kundër forcave ruse.
Këta flamuj janë vendosur përkrah atyre të BE-së, transmeton Klankosova.tv
Ndërkaq, kujtojmë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, gjatë ditës ka nënshkruar aplikacionin për t’u bërë pjesë e BE-së.