Kovaçevski, Rama e Bytyqi takohen me Zelenskin në Moldavi

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i shoqëruar nga zëvëndësi i tij Fatmir Bytyqi dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, sot në Samitin e Komunitetin Politik Europian në Moldavi takuan presidentin e Ukrainës, Vlodimir Zelenski, përcjell TV21. Pas takimit, Kovaçevski tha se bashkë me Ramën ia përcollën presidentit të Ukrainës mbështetjen për mbrojtjen e popullit të guximshëm ukrainas nga agresioni brutal, i paarsyeshëm i Rusisë ndaj Ukrainës.