Kovaçevski pas takimit me Mickoskin: Lehtë është të refuzojmë!

Kreu i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski në konferencën për shtyp pas takimit me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tha propozimi i ri francez për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë nuk dëmton gjuhën dhe identitetin maqedonas, përcjell TV21. Kovaçevski drejtuar qytetarëve tha se për momentin kemi nevojë për mendim racional dhe se nuk duhet të refuzohet ky propozim.

“Lehtë është të refuzojmë, të vonojmë, të zgjedhim pasiguri të re, por në këtë moment historik kemi nevojë për mendim racional me kokë të ftohtë. Ka nevojë për mençuri dhe përgjegjësi dhe analizë objektive të të gjitha skenarëve, duke u kujdesur për ardhmërinë e fëmijëve tanë”, deklaroi Kovaçevski.