Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare në Serbi, më 25 tetor.
Ahmeti theksoi rëndësinë e votës për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe forcimin e përfaqësimit të tyre politik.
Partitë shqiptare garojnë me listën e përbashkët „Koalicioni Shqiptar“, me numër 17, bëri të ditur Ahmeti përmes një postimi në Facebook.


