Kovaçevski në takim me Donkel: Është momenti për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në

Kryeministri Dimitar Kovaçevski u takua me Filipe Donkelin, ambasador jorezident të Dukatit të Madh të Luksemburgut për vendin, i shoqëruar nga Petar Arsovski, konsull nderi i Luksemburgut në vendin tonë.

Në takim, siç njoftojnë nga qeveria, janë konfirmuar marrëdhëniet e mira miqësore të Maqedonisë së Veriut dhe Luksemburgut dhe përcaktimin e përbashkët për avancimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet.

Kryeministri Kovaçevski shprehu falënderim për mbështetjen e madhe nga Luksemburgu dhe për miqësinë e sinqertë me Maqedoninë e Veriut e cila po intensifikohet.

“Qeveria është e përkushtuar ndaj nevojave të qytetarëve dhe sfidave pas luftës në Ukrainë. Maqedonia e Veriut është njëqind për qind në linjë me politikat e NATO-s dhe BE-së lidhur me luftën në Ukrainë dhe me këtë në anën e duhur të historisë. Bisedimet me kryeministrin bullgar Petkovin zhvillohen në në nivel parimor. Një një pjesë të madhe kemi harmonizuar legjislacionin vendor me atë të evropian. Kjo tani duhet të valorizohet nga BE-ja, sepse është e rëndësishme edhe për rajonin edhe për BE-në”, tha kryeministri Kovaçevski.

Në takim është biseduar edhe për mundësitë për përparim të bashkëpunimit ekonomik me Luksemburgun, me ç’rast kryeministri Kovaçevski theksoi në përparësitë për investim në vend.

Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski, i dërgoi ftesë kryeministrit të Luksemburgut, Betelit për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.