Kovaçevski: Larg spekulimeve, çështjet historike nuk janë pjesë e propozimit francez

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka theksuar se vendi ka plan dhe strategji që japin rezultate drejt zhvillimit dhe reformave.

Kovaçevski ka bërë thirrje që të gjithë të përmbahen nga spekulimet dhe të mbështeten në informacione zyrtare sa i përket çështjes së propozimit francez.

Vendimi, sipas Kryeministrit do të merret në mënyrë konstruktive duke mbrojtur interesat kombëtare.

“Qëndrimi ynë ishte se çështjet historike nuk duhet të jenë pjesë e kornizës negociuese dhe kjo është futur në këtë propozim. Nga nesër Ministri i Punëve të Jashtme do të ketë konsultime në detaje me mediat rreth propozim dhe dokumenteve”, tha kryeministri.

Ai paralajmëroi se propozimi francez do të shqyrtohet edhe nga Kuvendi i Maqedonisë.