MPB: Privohet nga liria i mituri nga Manastiri pasi abuzoi seksualisht me familjaren e tij

Sektori për Punë të Brendshme – Manastir ka privuar nga liria një të mitur i cili dyshohet se ka përdhunuar një bashkëmoshatare të tij të cilën e ka pasur dhe të afërme të familjes.

Rasti është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Bredshme.

“Më 30 qershor 2022, rreth orës 02:00 në Manastir, zyrtarë policorë nga SPB-ja e Manastirit kanë privuar nga liria një të mitur nga Manastiri, për shkak të dyshimit se ka kryer abuzim seksual – përdhunim të një vajzë të mitur nga Manastiri, e afërme e tij”, informojnë nga MPB.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, rasti do të dorëzohet për procedura përkatëse me një raport përkatës.