Kovaçevski: Investojmë në shkencë, investim i cili është për të ardhmen e të rinjve dhe zhvillimin e vendit

Sot, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri,sot morën pjesë në një manifestim me rastin e prezantimit të pajisjeve të reja laboratorike dhe rezultateve të projekteve kërkimore-shkencore në Fakultetin e Farmacisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Kryeministri Kovaçevski në një deklaratë për media shprehu vlerësimin e tij për kontributin e rëndësishëm të këtyre investimeve në veprimtarinë kërkimore-shkencore dhe në zhvillimin e industrisë farmaceutike. Pajisjet në vlerë prej 450 mijë eurosh. Ai theksoi rëndësinë e investimeve në shkencë, duke thënë se një vend që investon në këtë fushë po investon në të ardhmen dhe zhvillimin e tij. Ai shtoi se ky investim drejtuar arsimuarve kontribuon në krijimin e kuadrove konkurruese në nivel ndërkombëtar. Në deklaratën e tij, Kovaçevski pohoi se qeveria është përkushtuar të forcojë dhe të avancojë gjendjen në arsim, duke punuar në disa nivele njëkohësisht.

“Për herë të parë pas 10 viteve, në vitin 2021 është zhvilluar Konkursi për financimin e projekteve kërkimore-shkencore për institucionet publike shkencore dhe janë miratuar 7 projekte me interes publik shkencor në vlerë mbi 300 mijë euro për shtatë institucione shkencore publike në vend. Është zhvilluar edhe Konkursi për blerjen e pajisjeve për laboratorë dhe akreditimin e laboratorëve për të gjitha subjektet që kryejnë punë kërkimore-shkencore, në kuadër të të cilit janë miratuar gjithsej 44 aplikime për financim. Pjesë e këtyre projekteve të miratuara janë edhe projektet e Fakultetit të Farmacisë, dhe laboratorët që punojnë këtu janë të certifikuar sipas të gjitha standardeve botërore dhe evropiane dhe mund të punojnë në kërkime që janë të vlefshme në BE dhe në vendet e tjera të zhvilluara. Këto janë projekte trevjeçare, vlera e të cilave është pothuajse 318 milionë denarë ose mbi 5 milionë euro, në të cilat mbi 70% është pjesëmarrja e shtetit në realizimin e projekteve”, tha Kovaçevski.

Ai gjithashtu shtoi se prioriteti i tyre është përmirësimi i situatës në arsim, siç është shfaqur në veprimet e ndërmarra përmes Ligjit për Arsimin e Lartë të vitit 2018, rikthimin e autonomisë për universitete, krijimin e Këshillit Nacional për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor, dhe nënshkrimin e një Kontrate Kolektive në vitin 2021, e cila siguron rritje të vazhdueshme të pagave.