Edona i drejtohet Kaderit: Je false si rrobat e pazarit që ke në trup, gënjeshtare e katundit

Debatet ndërmjet banorëve janë një pjesë e pandarë e jetës së përditshme në “Big Brother VIP Kosova”, ku përplasjet verbale ndodhin thuajse po aq shpesh sa momentet e ngrohtësisë dhe bashkëpunimit.

Këtë herë, vëmendja është tërhequr nga një debat i ashpër midis Edona James, e njohur si trangjinorja e shtëpisë, dhe banores tjetër, Kader.

Përplasja mes tyre ka ndodhur në oborrin e shtëpisë, duke sjellë fjalë të ashpra në skenë.

Gjatë debatit që shpejtoi në një përplasje të hapur, Edona nuk ka ngurruar të përdorë fjalët “Oj gënjeshtarja e katundit” për t’ia drejtuar Kaderit.

Ky sulm verbal nuk është marrë mirë nga publiku dhe shikuesit, duke shkaktuar reagime të ndryshme. Tensioni mes të dyjave u rrit akoma më shumë kur Edona, në një përpjekje për ta provokuar Kaderin, shtoi mbi tallje duke thënë “Je false si rrobat e pazarit që ke në trup”.

Këto komente ofenduese kanë bërë që situata midis tyre të marrë një rrjedhë të paqëndrueshme duke vazhduar edhe më tej me ofendime dhe të bërtitura.

Përndryshe, këtë javë janë gjithsej shtatë banorë të nominuar: Alba Vukaj, Blero, Ylli Dërvishi (Buci), Kader Kicaj, Azemi, Besi dhe Blerando, ku njëri prej tyre do të lërë shtëpinë. /Telegrafi/