Kosovë: Persona të armatosur grabisin një pompë derivatesh në rrugën Ferizaj-Kaçanik

Disa persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një pompë derivatesh në rrugën Ferizaj-Kaçanik.

Bëhet e ditur se dëmi i shkaktuar është 600 euro.

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani ka thënë se të lënduar nga grabitja e armatosur, nuk ka.

“Ka ndodhur grabita, vlera është rreth 600 euro”, ka thënë Shabani për mediat.