Rama ashpërson masat ndaj protestuesve: Gjobat, burgu dhe kufizime për udhëtimet jashtë vendit!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, prezantoi një paketë me gjashtë masa të reja që parashikojnë gjoba deri në 5 milionë lekë të vjetra, dënime me burg dhe kufizime për personat e përfshirë në dhunën gjatë protestave.

Paketa parashikon edhe gjoba për pjesëmarrësit në grupe ku shkaktohen dëme, krijimin e një regjistri për personat nën hetim dhe masa ndaj thirrjeve për dhunë në rrjetet sociale.

Rama paralajmëroi gjithashtu ndëshkime për protestuesit e maskuar, kompensim të dëmeve nga përgjegjësit dhe masa disiplinore ndaj mësuesve që përfshijnë nxënësit në protesta të paligjshme.

Kryeministri pretendon se masat synojnë parandalimin e dhunës, por disa prej tyre ngrenë pikëpyetje për përgjegjësinë individuale dhe kufijtë e së drejtës për protestë paqësore.