Shakira ‘feston’ suksesin e këngës së re

Ylli kolumbian i muzikës Shakira ua ka kushtuar suksesin e këngës së saj më të fundit grave në mbarë botën.

“Dua të përqafoj miliona gra që ngrihen kundër atyre që na bëjnë të ndihemi të parëndësishëme. Gratë që mbrojnë atë që ndjejnë dhe mendojnë, dhe ngrenë zërin kur nuk pajtohen, edhe nëse të tjerët ngrenë vetullat. Ato janë frymëzimi im dhe kjo arritje nuk është e imja, por e të gjithave”.

Hiti i ri i Shakirës mori më shumë se 63 milionë shikime në 24 orët e para në YouTube, duke thyer rekordet e platformës dhe duke u bërë kështu kënga latine më e dëgjuar.

Që nga publikimi i këngës më 11 janar video e këngës së re është parë 122 milionë herë. Kënga ka kryesuar gjithashtu listat e iTunes në disa vende të botës. Në këngën e fundit artistja kolumbiane ironizon ish-partnerin e saj Gerard Pique dhe të dashurën aktuale Clara Chia Marti.

Marrëdhënia e Shakirës dhe mbrojtësit të ekipt të Barcelonës nisi pak para Kupës së Botës në vitin 2010 në Afrikën e Jugut, kur ai u shfaq në videoklipin e Shakira-s “Waka Waka “(This Time for Africa)”, kënga zyrtare e turneut.Pas lidhjes së tyre 11-vjecare ata do të njoftonin ndarjen në qershor të vitit të kaluar.